Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 728 të infektuar me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë 376 sosh, pasuar nga Mitrovica 55, Fushë-Kosova 53, Gjakova 51 dhe Peja 40.

Në Ferizaj e Gjilan janë regjistruar nga 20 raste të reja, në Prizren 17, në Vushtrri 16, në Deçan 13, në Lipjan 10. Nëntë raste janë regjistruar në Podujevë, në Drenas tetë raste, në Rahovec e Viti janë regjistruar nga shtatë raste të reja. Në Obiliq janë regjistruar gjashtë raste të reja, ndërsa nga tri raste janë regjistruar në Malishevë, Klinë, Istog e Suharekë. Han të Elezit e Graçanicë janë regjistruar nga dy raste, ndërsa nga një rast është regjistruar në Skenderaj, Kamenicë, Kaçanik e Kllokot.

Në total që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 166.862 raste me koronavirus, prej tyre 2994 kanë përfunduar me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 99 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.750. Sipas MSH-së, numri total i rasteve aktive është 5.118.

5.297 persona janë testuar për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa pozitiviteti i rasteve është 13.74 për qind.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 166.862 raste pozitive me koronavirus, 2.994 të vdekur dhe 158.750 të shëruar.

Image

Image

 

Artikuj të ngjashëm