Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet ndjeshëm numri i rasteve me COVID, 53 të enjten

53 raste me COVID-19 janë regjistruar sot në Kosovë nga 3.263 testime. Nuk është raportuar për rast me fatalitet. 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 raste pozitive janë në Prishtinë, gjashtë në Pejë, nga katër në Suharekë e Fushë-Kosovë, nga tre në Kamenicë e Gjilan, nga dy në Skenderaj, Mitrovicë e Ferizaj dhe nga një në Kaçanik, Istog, Viti, Prizren, Deçan, Vushtrri, Gjakovë e Klinë.

Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar të grupmoshës 30-39 vjet, 20 sosh, pasuar nga grupmosha 20-29 vjet me 11 raste, dhe 50-59 vjet me 10 raste. Gjashtë raste janë regjistruar të grupmoshës 40-49 vjet, tri të grupmoshës 10-19 vjet, dy të grupmoshës 60-69 vjet e një i grupmoshës 70-79 vjet.

Në total numri i rasteve pozitive ka arritur në 161.442, ndërsa prej tyre 2990 kanë përfunduar me fatalitet.

Sot ndërkaq janë shëruar pesë qytetarë nga koronavirusi. Numri total i të shëruarve ka arritur në 158.033. 

Në nivel vendi janë 419 raste aktive.