Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër raste me COVID-19 të hënën në Kosovë

Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë të hënën, nga 1.058 testime të kryera.

Dy raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, ndërsa nga një në Pejë e Gjilan.

Dy raste janë të grupmoshës 40-49 vjet, ndërsa nga një në grupmoshën 10-19 vjet dhe 50-59 vjet.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 160.952, ndërsa prej tyre 2980 kanë përfunduar me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.548.

Edhe Katër raste me COVID-19 të hënën në Kosovë Arbëri Katër raste me COVID-19 të hënën në Kosovë

Numri aktual i rasteve aktive është 424.