Arbëri

Bien ndjeshëm fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit ka rënë ndjeshëm për shkak të mbylljes së sezonit veror, por drejtori Altin Progonati ka hedhur poshtë zërat se Aeroporti i ri i Kukësit rrezikon mbylljen, duke i cilësuar ato si kalkulime për arsye të ndryshme të atyre që i përhapin
 

Nga 6 fluturime në javë, aktualisht në Aeroportin e Kukësit ka vetëm një fluturim në javë

Aeroporti i Kukësit do të vazhdojë funksionimin e tij normal, pavarësisht rënies së ndjeshme të fluturimeve. Nga 6 fluturime në javë, aktualisht në këtë aeroport realizohet vetëm një fluturim në javë, ku operon “Air Albania”.

Numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit ka rënë ndjeshëm për shkak të mbylljes së sezonit veror, por drejtori Altin Progonati ka hedhur poshtë zërat se aeroporti i ri i Kukësit rrezikon mbylljen, duke i cilësuar ato si kalkulime për arsye të ndryshme të atyre që i përhapin.