Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon gjykimi ndaj Mustafës sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte. 

Të enjten ka përfunduar intervistimi i dëshmitarit të parë kundër çështjes së tij, ndërsa filloi intervistimi i dëshmitarit të dytë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.