Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i Kosovës në Hagë, diskuton për vizitat familjare të të paraburgosurve

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, bashku me Administratoren, Fidelma Donlo, pritën zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DHSK-së për vizitë.

Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DHSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Dhomave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, thuhet se u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

Vizita vjen pas takimit që kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së patën në Kosovë.