Nën masa të sigurisë së shtuar për shkak të COVID-19 ka nisur Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë, ku pjesëmarrës janë krerë të lartë shtetesh evropiane bashkë me liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, e cila edhe është kryesuese e radhës e BE-së, Kosovën e përfaqëson kryeministri Albin Kurti, i cili sot pasdite do të marrë pjesë në panelin e liderëve që do të trajtojnë temën e së ardhmes së zgjerimit evropian.

Në atë panel, po ashtu marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, i Polonisë Mateusz Morawiecki, i Bullgarisë Ruman Radev, i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviq, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i lartë i Bosnje-Hercegovinës Christian Schmidt.
Temë dominonte e Forumit Strategjik në Bled është e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi i saj në Ballkanin Perëndimor, derisa panelet e ndara pritet të trajtojnë edhe efektin ekonomik të pandemisë COVID-19 si dhe rrethanat tjera aktuale politike dhe të sigurisë.
-
Kurti nga Bledi largohet “me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Kosovës”
-
Kurti sot në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti e Rama shfaqen pranë njëri-tjetrit në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti udhëton në Bled të Sllovenisë, sonte takohet me kryeministrin slloven
-
Kërkohet nga Kurti e Rama të takohen para Forumit të Bledit