Arbëri

Shtyhet fillimi i vitit shkollor, pritet të nisë më 13 shtator

 

Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës kanë vendosur që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, si pasojë e situatës me pandeminë.

Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë njoftuar për kohën se vendimi është marrë sot gjatë një takimi mes dy institucioneve dhe pritet të bëhet së shpejti njoftimi.