Arbëri

Votimi me letërnjoftim me afat të skaduar përplas anëtarët e KQZ-së

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

(Ekonomia Online) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim i KQZ-së vlen edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor.