Arbëri

Elezi: Edhe 5 ditë afat, vetëm 19 subjekte aplikuan deri më tash për zgjedhjet e 17 tetorit

 

(Ekonomia Online) - Partitë parlamentare e kanë lënë ditët e fundit për të aplikuar dhe për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, raporton Ekonomia Online.

Deri më tash, asnjëra nga partitë e mëdha dhe parlamentare LVV, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë dorëzuar në KQZ listën me emrat e kandidatëve.