Arbëri

Qeveria miraton propozimin e kandidatëve për Bord të AKP-së

Descriptive Text

(Ekonomia Online) - Qeveria ka miratuar propozimin e kandidatëve për Bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ky do të jetë Bordi i fundi t i AKP-së.

“Në programin qeverisës kemi paraqitur ndryshim rrënjësor. Pas miratimit në Kuvend ky bord do të ketë përgjegjësi për këtë transformim. Jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur probleme. Gjithashtu në qershor të vitit 2012 edhe kreu i kësaj agjencie pat përjetuar vdekje të dhunshme duke marrë lëndime me thikë. Po i propozojmë Kuvendit bordin e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit. Presim të ndërmarrin masa. Pas aprovimit vendimi me kandidat i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”.

Emrat të cilat Qeveria ka propozuar për tu bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.