Arbëri

KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

 

Zjarret e shkaktuara nga pakujdesia e personave të papërgjegjshëm dhe nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend, përpos që rrezikojnë banorët, njëkohësisht po rrezikojnë edhe furnizimin me energji elektrike.

Është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike.