Është arrestuar një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar lidhur me rastin e helmimit në Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po është ndaluar një person zyrtar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar për situatën në Deçan”, ka thënë ai për KOHËN.
Nga helmimi në Deçan u infektuan mbi 1.500 qytetarë, sipas shifrave zyrtare. Megjithatë, ende nuk është gjetur shkaku që çoi në krijimin e një situate emergjente.