Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” ka ardhur në përfundim se nuk ka tregues që uji i pijshëm nga sistemi i këtij ujësjellësi, të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura në Deçan.
“Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm nga sistemi i ujësjellësit 'Hidrodrini', të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Hidrodrini” pas takimit në përbërje të përfaqësuesve të “Hidrodrinit” dhe mekanizmave shetërorë e shëndetësor.
Hidrodrini po ashtu ka ardhur në përfundim se ndërprerja e ujit të pijshëm për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste pasi siç është thënë, mund t’i ketë orientuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi.
Po ashtu është kërkuar që të ndërmerren urgjentisht masa në trajtimin e sistemeve të Ujsjellësit të cilat do rrisin dhe përmirësojnë sigurinë fizike të komponentëve të ujit të sistemit furnizues.
-
Qeveria s'e fajëson “Hidrodrinin” për rastin e Deçanit
-
Uji në Deçan i kontaminuar, Komuna shkëputet nga “Hidrodrini”
-
“Hidrodrini” kërkon analiza edhe për ujin e bunarëve në fshatrat e Deçanit
-
Rikthehet furnizimi me ujë në Deçan, “Hidrodrini” apelon të mos pihet
-
“Hidrodrini” del me njoftim në lidhje me ujin e pijshëm pas reshjeve të shiut