Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Hidrodrini” kërkon analiza edhe për ujin e bunarëve në fshatrat e Deçanit

Foto: Koha

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka reaguar ndaj rastit në Deçan, ku fillimisht u dyshua se qindra banorë të disa fshatrave u helmuan nga uji i pijshëm, që shkon si furnizim nga kjo kompani.

Nga kompania, përmes një njoftimi sot, kanë folur për atë që ka njoftuar dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se analizat “kanë rezultuar negative”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hidrodrini sqaron se ato janë “në kufijtë e së lejuarës në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian”.

Megjithatë Hidrodrini nuk përjashton asnjë mundësi dhe ka kërkuar që për analiza të merren edhe mostra nga bunarët nëpër fshatra ku janë paraqitur rastet e helmimit, si Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri.

“KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njëjtat po ashtu shërbehen. Kjo për të parë mundësinë e dilemës eventuale”, thuhet në komunikatë.

“Hidrodrini”, për shkaqe parandaluese, ka kërkuar nga konsumatorët e fshatrave ku ndodhën rastet e helmimit, që tash për tash ujin ta përdorin vetëm për pastrim.