Kompania për mirëmbajtjen e ujësjellësit në Deçan, ‘’Hidrodrini’’, ka thënë se po dyshohet për një helmim të mundshëm nga uji për banorët e disa fshtrave të kësaj komune.
Ata kanë bërë apel që në këto pjesë të mos konsumohet uji deri në njoftimin e radhës.
‘’Pas disa shqetësimeve të shprehura sot të konsumatorëve të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë, apelojmë te konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar që ujin mos ta konsumojnë për pije, deri në një njoftim të radhës’’, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, KRU ‘’Hidrodrini’’ ka marrë të gjitha masat urgjente për të hulumtuar shkaqet e mundshme, megjithatë deri tani nuk ka asgjë të vërtetuar.
-
“Hidrodrini” kërkon analiza edhe për ujin e bunarëve në fshatrat e Deçanit
-
Rikthehet furnizimi me ujë në Deçan, “Hidrodrini” apelon të mos pihet
-
Turbullimi i ujit në Deçan, rezultatet e analizave fiziko-kimike brenda kufijve
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini”
-
Uji në Deçan i kontaminuar, Komuna shkëputet nga “Hidrodrini”