1 perditesime
Arbëri

Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim

Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim
Foto: Driton Paçarada / KOHA
14:33

Kosnett në “Paradën e Krenarisë”: Anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim

Në “Paradën e Krenarisë” mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai thotë se anëtarët e komunitetit LHBTQI+ ende po përballen me diskriminim dhe margjinalizim.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

12:16

Është mbajtur parada “Bashkë dhe krenarë”

Me moton "Bashkë dhe krenarë", ka nisur parada në sheshet e Prishtinës.

Me këtë marsh edhe do të përmbyllet Java e Krenarisë, përmes të cilës kërkohen të drejtat e komunitetit LGBTI.

Kërkesa kryesore e këtij komuniteti është njohja e martesave mes dy personave të gjinisë së njëjtë.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin "Skënderbeu", ku atyre iu bashkuan edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, deputetja Adriana Matoshi dhe figura të tjera të njohura.

Lendi Mustafa ka thënë se bashkë do ta mbërrijnë barazinë që janë duke kërkuar.

“Të gjithë e dimë që Kodi Civil po tenton që mos me na leju martesë me gjini të njëjtë, por ne do ta vazhdojmë luftën tonë”, ka thënë ai.

Komuna e Prishtinës ka nda fond prej 300 mijë euro për krijimin e strehimores për personat LGBTI.