Arbëri

Qeveria duke e analizuar raportin për Ujmanin, juristët paralajmërojnë pasoja në rast moszbatimi

Ujmani - Marreveshja e Washingtonit
Kurti në fjalimin para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes nuk i ka përmendur raportin e Departamentit amerikan për Ujmanin e as zotimet e tjera të Uashingtonit. Juristët paralajmërojnë pasoja në rast të mospërmbushjes së obligimeve që janë marrë përsipër nga qeveritë paraprake
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Por Kurti në fjalimin para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes nuk i ka përmendur raportin e Departamentit amerikan për Ujmanin e as zotimet e tjera të Uashingtonit. Juristët paralajmërojnë pasoja në rast të mospërmbushjes së obligimeve që janë marrë përsipër nga qeveritë paraprake

Në javën kur Departamenti Amerikan i Shtetit ia prezantoi Qeverisë fizibilitetin për Liqenin e Ujmanit, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur katër qëndrimet rreth dialogut në përgjithësi. Por ende nuk është deklaruar për dokumentin amerikan që mes të tjerash rekomandon një traktat Kosovë-Serbi për shfrytëzimin e përbashkët të Ujmanit. Ky propozim është derivat i Marrëveshjes së zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar, të cilën Qeveria aktuale e konsideron se nuk ka peshë juridike.

Nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, të dielën, Kurti ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo i ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.