Arbëri

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë

Descriptive Text

Ministria e Drejtësisë në Kosovë e ka dërguar në gjykatë Komunën e Budvës në Mal të Zi dhe kompaninë ‘Sunraf Beach Properties” duke kërkuar kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren Rafailoviq, ku ishte dikur vendpushimorja për fëmijë.

Në këtë padi thuhet se pushimorja me emrin “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë 6 dekada më parë.

Padia për të drejtën pronësore për cilën thuhet se e ka parë Vjesti në Mal të Zi,  është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit.

Ministria sipas "Vjestit" ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës në shkumë nga deti deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë.

Në këtë parcelë është duke u ndërtuar një kompleks shumëkatësh.

Padia thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut në Kotorr, ku parcelën prej 4 mijë e 555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale, të ish krahinës autonome të Kosovës.

Por komuna e Budvës e ka kundërshtuar këtë padi duke kërkuar hedhjen e kësaj padie nga gjykata.

Sipas "Vjestit", Qeveria e Kosovës po kërkon kthimin e 172 pronave në ish-republikat e Jugosllavisë, në nga të cilat të paktën 42 prej tyre gjenden në Mal të Zi.

Njëra prej tyre është edhe kërkesa që është bërë përmes AKP-së për kthimin e rreth 33 mijë metrave katrorë tokë në Gjirin e Kamenovës.

Përktheu: Donika Voca