Arbëri

Kosova nuk dorëzohet: “Kamenova” na u rrëmbye

Agjencia Kosovare e Privatizimit është ankuar në Gjykatën e Apelit në Mal të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë e saj, me të cilën AKP-ja pretendon se kompania “Rekreaturs” ka vjedhur pronën e saj, 33 mijë metra katrorë tokë në pjesën e prapme të plazhit të “Kamenovës”.

Agjencia ka konfirmuar për “Vijesti” se gjithashtu ka ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe po pret deklaratën.

Në padi pretendohet se kompania “Rekreaturs”, ndryshoi në mënyrë të paligjshme selinë e saj nga Prishtina në Budvë.

Njoftuan se ende nuk është informuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit për përvetësimin e pretenduar dhe mosmarrëveshjet që kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, në mënyrë që të dëshmohet se ish-vendpushimi, i ndërtuar në zonën e prapme të një prej plazheve më tërheqëse të ish-Jugosllavisë, është në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Ata pretendojnë se pasuria iu mor në mënyrë të paligjshme pas luftës së vitit 1999.

Kompleksi prej gati tre hektarësh e gjysmë, ku dikur ishte vendpushim i Kosovës, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive, është pronë e Malit të Zi, e bashkëpërdorimi i është shkruar “Rekreatursit”.

Kjo kompani është pronare e madhe, dhe një pjesë e vogël është e “Kozhar SOUR trgovina” nga Kosova dhe Kosovska Banka DD e falimentuar.

Sipas regjistrit qendror, themelues i kompanisë “Rekreatus Budva” është “Atlas banka” e biznesmenit Dushko Knezheviqit me 99.7 për qind kapital, dhe pjesa e mbetur është në pronë të kompanisë “Atlas Hotels Group”.

Pjesa e “Atlas banka”, në të cilën është dorëzuar falimentimi, prej 99.7 për qind, vlerësohet 14 milionë euro.

Banka u bë pronare pas mosmarrëveshjes nga viti 2017 mes kompanisë “Atlas Invest” nga Podgorica dhe “VB Holding” nga Qipro, të cilat paguan më shumë hua duke transferuar aksione.

Midis borxheve të shlyera ishte edhe ai i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në kartelën e tij prej 16.7 mijë eurove.

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk heq dorë nga dëshmimi se kompania “Rekreaturs” nga Prishtina është pronar i vërtetë i 33 mijë metra katrorë në bregdet, dhe jo kompania me të njëjtën emër selia e së cilës është në Budvë.

“Vijesti” më herët ka njoftuar se “Rekreaturs” është një ish-kompani sindikale nga Prishtina, që kishte një vendpushim në “Kamenovë” dhe kishte në plan të ndërtonte një të ngjashëm edhe në Ulqin.

Në rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos nga Budva gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 dhe Grupi Atlas bleu kompaninë për 60 mijë euro në vitin 2002.

Resorti ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë, kanë mbetur vetëm barakat e rrënuara dhe deri më sot, ndërtimi i një resorti luksoz turistik nuk ka filluar në këtë gji, siç ishte planifikuar me dokumente.

“Vijesti” kishte publikuar më herët edhe dokumentacionin e AKP-së në të cilën tregohet se si katër ish-punonjës të “Rekreatursit” të Prishtinës, siç pretendojnë ata, bënë mashtrim dhe e zhvendosën kompaninë në Budvë.

Historia e “Kamenovës” filloi në vitin 1957, kur komiteti i rrethit në Cetinë shpronësoi tokën nga vendasit. U ndërtua një vendpushim në fund të viteve 1950 për nevojat e punonjësve nga Kosova, dhe në vitin 1989 “Rekreaturs” regjistroi një shtesë prej 12 mijë metrash katrorë, duke arritur në gjithsej 33 mijë metra katrorë.

Drama nisi gjatë luftës në Kosovë, kur refugjatët nga Kosova u zhvendosën në vendpushimoren e rrënuar të punonjësve në vitin 1999.

Disa punonjës të “Rekreatursit” të Prishtinës e zhvendosën selinë e kompanisë në Budvë dhe rezervuan kompleksin atraktiv për kompaninë, e cila më vonë hyri në privatizim.

Pas skenave torturuese dhe përpjekjeve për t’i dëbuar me forcë, refugjatët nga Kosova ranë dakord të largoheshin nga barakat , me kushtet e rëna dakord me “Rekreatursin” e Budvës.

Kamenovën po e kërkojnë edhe vendasit, duke pretenduar se u është marrë toka. Vendasit e Kamenovës dhe Sveti (Shën) Stefanit kanë luftuar për më shumë se një dekadë për rikthimin e pronës së paraardhësve të tyre.

Gjykata Themelore e Kotorrit, qysh para 15 vjetëve, ka lëshuar një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin e shkatërrimin në atë zonë.

Vendasit duan ta dëshmojnë se kurrë nuk është paguar kompensimi për shpronësimin e tokave, që i bie gati gjysma e tokës u është rrëmbyer dhe mbi të është ndërtuar një vendpushim.

“Atlas Group” promovoi projektin e resorit luksoz turistik “Kamenovo”, që përfshinte ndërtimin e dy hoteleve, 14 vilave dhe 300 shtretërve gjithsej.

Kompania e Knezheviqit atëherë njoftoi se synon të investojë 88 milionë euro.

Dokumenti i planifikimit të studimit shtetëror të lokacionit “Pjesa e Sektorit 46-Kamenovo” për atë zonë u miratua në korrik të vitit 2014, mbi bazën e së cilës Ministria e Zhvillimit dhe Turizmit lëshoi kushte urbanistike – teknike për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e “Kamenovës”.

Projekti nuk filloi kurrë.