Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mblidhet sot për të diskutuar lidhur me veprimet për zgjedhjet lokale, të caktuara që të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e KQZ-së me kryetar të ri, Kreshnik Radoniqin, pas shkarkimit të ish-kryetares Valdete Daka nga presidentja, Vjosa Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e sotme ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021. Pika të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës dhe shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.
KQZ-ja parashihet që në këtë mbledhje të bëjë edhe shqyrtimin dhe miratimin e plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre dhe shqyrtimin dhe miratimin e Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.