(Ekonomia Online) - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ditën e hënë ka zhvilluar një varg vizitash dhe është takuar me përfaqësues lokal të Janjevës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka inspektuar nga projektet e financuara nga BE-ja që kanë ndikuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Janjevë të Lipjanit.
Në këtë takim ambasadorët prezantuan projektet e financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetarë, që promovojnë turizmin.
Gjithashtu edhe një projekt prej 2 milionë euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me zyrën e UNDP-së në Kosovë si partnere për implementim.
Pas takimit me komunitetin lokal, dhe përfaqësuesit e ministrisë dhe komunës Szunyoug vazhdoi vizitën në Xhaminë e Sulltan Murat Beut.
-
BE-ja financon restaurimin e 14 shtëpive të vjetra në Janjevë
-
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
-
Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Szunyog: BE-ja ndihmon Kosovën me 75 milionë euro për reforma në sektorin e energjisë