Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelit të luftës Ratko Mladiq, e ka quajtur si një rast të rrallë ku drejtësia është vënë në vend.
Osmani ka thënë se në rajon ende ka shumë rrugë për të bërë që të sigurohet që të mbijetuarit dhe familjet e të zhdukurve të drejtësinë.
“Kur e shohim vendimin e sotëm, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtje të mëdha të shaktuara nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, do të ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka dyshim tash se qëllimi i Millosheviqit, Mladiqit dhe pjesëve tjera të atij regjimi, ishte gjenocidi. Ky gjykim do të futet në histori si një rast i rrallë ku është dhënë drejtësia, por rajoni ka ende shumë rrugë për të bërë për t’u siguruar drejtësia për të mbijetuarit e familjet e të zhdukurve. Në fjalët e presidentit Joe Biden, ‘Drejtësia dhe pajtimi janë themelet për paqe dhe stabilitet’”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.
-
Osmani pas kërkesës së ZPS-së: Gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe ato të luftës i kreu Serbia
-
Liderët shtetërorë kërkojnë drejtësi për Masakrën e Reçakut
-
Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë
-
Osmani për Masakrën e Mejës: Çdo person i zhdukur është betim i yni për drejtësi
-
Osmani: Paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm kur ka drejtësi për viktimat