Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit "të fortët".
“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë ‘t'i kryejnë punët privatisht me policët tanë’. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, ka shkruar ai.
Sot gjatë ditës është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu.
Sipas Policisë, Fazliu ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID.
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë
-
Sveçla: Ka arrestime nga aksioni kundër ekstremizmit
-
Sveçla: Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan
-
Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze