Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se i dyshuari ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID.
“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti për "Kanosje ndaj personit zyrtar" dhe i dyshuari ndalet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është nen hetime’’, ka thënë Osmanollaj në një përgjigje me shkrim. /KP
-
Kërkohet suspendimi i një polici që mori pjesë në arrestimin e veteranit të UÇK-së
-
Arrestohet i dyshuari që kanosi tre policë në Prizren
-
Arrestohet një i mitur, kërcënoi zyrtarët policorë në Obiliq
-
Arrestohet një person në Ferizaj, kanosi zyrtarët policorë në lidhje me një rast gjyqësor
-
Arrestohet një person në Ferizaj për kanosje të zyrtarëve policorë