Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj për kanosje të zyrtarëve policorë.
A A. 39-vjeçar ishte paraqitur në një seancë gjyqësore për një rast të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë që kishte ndodhur më 6 tetor të vitit 2019. Ai kishte filluar të kanoste dy zyrtarët policorë si të dëmtuar në rastin. Ai më pas kishte vazhduar të kanoste zyrtarët jashtë objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, dhe tentuar t’i sulmonte ata.
“Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet një person në Ferizaj për kanosje të zyrtarëve policorë
-
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt
-
Kanosen dhe pengohen policët në Ferizaj e Suharekë, tre të arrestuar
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet një 35-vjeçar për sulm ndaj policëve në Ferizaj