Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanosen dhe pengohen policët në Ferizaj e Suharekë, tre të arrestuar

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Dy raste të pengimit të personave zyrtarë janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga Policia, me ç’rast tre persona janë arrestuar.

Njëri nga rastet raportohet të ketë ndodhur në Bibaj të Ferizajt, ndërsa tjetri në Suharekë. 

Në rastin e regjistruar në Ferizaj, i dyshuari është arrestuar pasi nuk i është ndalur zyrtarit policor, ku gjatë tentimit për t’u larguar ka lënduar të atë.

Polici i përfshirë në këtë rast ka marrë trajtim mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Edhe Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik Kronikë Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik

Teksa në Suharekë, dy të dyshuarit kanë kanosur dhe kanë penguar zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimi palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.