Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ka kanosur disa zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit të hënën rreth orës 23:45 policia ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/37. Menjëherë një patrullë e policisë nga stacioni policisë në Ferizaj ju ka përgjigjur kësaj informate dhe në këtë lokal ka hasur disa persona brenda.
Në lidhje me këtë në bazë të autorizimeve, policia i ka marr veprimet e duhura dhe ka filluar tu shqiptojë fletëparaiqtje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.
“Mirëpo, një person ka filluar t’i kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë. Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim , për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontroll e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë me 3 fishek). I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkooltest, ka rezultuar me 1.16 promila. Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një person në Ferizaj, kanosi zyrtarët policorë në lidhje me një rast gjyqësor
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Kanosen dhe pengohen policët në Ferizaj e Suharekë, tre të arrestuar
-
Një person sulmon tre policë në Ferizaj, një tjetër i kanos në Kaçanik