Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit "të fortët".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë ‘t'i kryejnë punët privatisht me policët tanë’. Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin”, ka shkruar ai.
Sot gjatë ditës është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu.
Sipas Policisë, Fazliu ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti-COVID.