Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar konfirmimin për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme (NAIA – National Internal Affairs Investigators Association) të SHBA-së.
Përmes një njoftimi IPK thekson se është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së”, është thënë në njoftimin e IPK-së.