“IPK thekson qartë se asnjë ankesë nuk fshihet. Çdo rast që pranohet regjistrohet zyrtarisht, trajtohet në përputhje me mandatin ligjor dhe hetohet në mënyrë profesionale, objektive dhe të pavarur, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, politike apo sociale të ankuesit”, thuhet në reagimin e IPK-së të martën.
Tutje në reagim thuhet se Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar takime të rregullta me qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtarë, në të cilat janë dhënë shpjegime për mënyrën se si trajtohen ankesat e qytetarëve duke publikuar edhe raporte të veçanta lidhur me të gjeturat e hetimit për pesë vitet e fundit.
“Akuzat se IPK gjoja “mban anën e policisë” janë të pavërteta. IPK është institucion i pavarur, multietnik dhe i mbështetur në standardet ndërkombëtare, i cili nuk ndikohet dhe trajton me paanshmëri çdo rast duke kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor”, shkruan mes tjerash në reagim.