Një përplasje verbale ka ndodhur mes nënkryetares së Kuvendit Saranda Bogujevci dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Krejt kjo ka ardhur pasi Qeveria ka dashur ta fus në rend dite shqyrtimin e rekomandimit për raportin vjetor të AKP-së dhe emërimin e anëtarëve të bordit të ARKEP-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita njëzëri e ka kundërshtuar këtë duke e quajtur veprim të ngutur.
Pasi është diskutuar nga opozita e pozita, Bogujevci dhe Gashi kanë pasur një diskutim me mikrofona të fikur. Krejt çka është mundur të kuptohet është insistimi i Bogujevcit e cila disa herë i ka kërkuar Gashit të ulet në vendin e tij.
Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancën plenare të Kuvendit me dy propozime atë të raportit vjetor të AKP-së dhe emërimi i anëtarëve të bordit të ARKEP-it.