Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarët e tij e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se veprimet korruptive të Berishës minuan demokracinë në Shqipëri.
“Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi së bashku kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka thënë ai.
Në deklaratën e tij Blinken ka treguar arsyet prapa futjes në listë të zezë të Berishës.
“Në kapacitetin e tij zyrtar si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha është përfshirë në akte korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në dëm të besimit publik shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij, dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, tentimeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po e rinkonfirmojë nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, ka thënë Blinken.
Ai ka treguar se pos Berishës, në listë të zezë është futur edhe bashkëshortja e tij Liri Berisha, i biri Shkelzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha Malltezi.
Edhe
Blinkeni refuzon të flasë për arsyet konkrete që çuan në futjen e Berishës në “listën e zezë”
“Këta individë nuk janë në dispozicion të udhëtojnë në SHBA. Kjo tregon angazhimin për të mbështetur reformat kryesore politike për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”, ka thënë Blinken.
Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021
-
Berisha paralajmëron padi ndaj sekretarit të Shtetit në SHBA
-
SHBA-ja ia ndaloi hyrjen Berishës për shkak “se abuzoi me pushtetin për të pasuruar veten”
-
Berisha i përgjigjet Blinkenit pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së: Jam krenar për çdo gjë
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja