Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka paralajmëruar ngritjen e padisë ndaj sekretarit të Shtetit në Amerikë, Antony Blinken, pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen Berishës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë për media të enjten, Berisha ka thënë se Blinkeni ka bërë shpifje ndaj tij lidhur me akuzat për korrupsion gjatë kohës sa ishte në pushtet.
“Jam këtu për t’ju informuar për një vendim të pazakontë, por të rëndësishëm timin. Për arsye tërësisht të panjohura për mua sekretari i Departamentit të Shtetit Blinken ka publikuar pa paralajmërim dhe në mënyrë shpifëse vlerësime të gënjeshtra për personalitetin tim. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit dhe deri ditën e djeshme nuk ka njeri në Shqipëri e botë që të thotë se unë kam qenë i implikuar në aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral në Francë që të ngrejë ndaj zoti Blinken padi për shpifje publike”, ka thënë Berisha.
-
Berisha dorëzon padi ndaj Blinkenit në Gjykatën e Parisit
-
Berisha i përgjigjet Blinkenit pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së: Jam krenar për çdo gjë
-
SHBA-ja ua ndalon hyrjen Sali Berishës dhe familjarëve të tij
-
Berisha thotë se i është hequr “non grata” nga SHBA-ja
-
Dosja britanike për Berishën: I lidhur me grupe të krimit