Në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste të reja me COVID-19.
Sipas Radio kontakt Plus, në Mitrovicë të Veriut janë shënuar 13 raste, në Leposaviq e Zubin Potok nga pesë dhe në Zveçan katër.
Në Spitalin e Mitrovicës së Veriut trajtim po marrin 82 pacientë me COVID-19, ndërkohë disa të tjerë janë të hospitalizuar në spitalet e Serbisë, si në qytetet Kragujevc dhe Nish.
Artikuj të ngjashëm
-
Të prekur me COVID-19 nga Kosova po shërohen edhe në Kragujevc, Nish e Beograd
-
Pas 15 ditësh paraqiten raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe
-
Në komunat veriore, asnjë rast me COVID-19 në 6 ditët e fundit
-
Një i vdekur dhe tre të infektuar brenda 24 orëve në veri të Kosovës
-
Konfirmohen edhe pesë raste me koronavirus në veri të Kosovës