Edhe një person ka vdekur nga COVID-19 në veri të Kosovës, derisa janë shënuar tri raste të reja pozitive gjatë 24 orëve të kaluara, është bërë e ditur nga Shtabi i Krizave në Mitrovicë të Veriut.
I vdekuri është pacient i spitalit në Mitrovicën e Veriut, raporton “Radio Kontakt Plus”, transmeton KOHA.
Ndërkohë, sipas këtij shtabi, tri rastet e reja vijnë nga Leposaviqi.
Deri më tani, në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë gjithsej 108 të sëmurë, nëntë të vdekur dhe 72 të shëruar.