Dy raste të reja me koronavirus janë paraqitur në Mitrovicë të Veriut në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur RadioKontaktPlus të enjten.
Sipas epidemiologes Desanka Novakoviq, këto janë rastet e para prej 10 qershorit në komunat veriore me shumicë serbe.
Në qytetet tjera të Kosovës, numri i të infektuarve po vazhdon të rritet me të madhe. Dje u regjistruan 95 raste të reja në nivel vendi.
Deri më tash janë shënuar 2.363 raste pozitive në koronavirus, ndërkohë që 40 pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës, gjithsej 27
-
5 raste të reja me koronavirus tek vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, gjithsej 22
-
Një i vdekur e 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të infektuar me koronavirus në Kosovë të hënën
-
Pesë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë