Në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë paraqitur edhe katër raste të reja me koronavirus, që të gjithë në veri, ka bërë të ditur të dielen epidemiologu Aleksandër Antonijeviq në konferencën për shtyp të Shtabit të Krizave në Mitrovicë. Numri i përgjithshëm i serbëve të infektuar ka mbërritur në 27, prej të cilëve 26 në veri, raporton “Kossev”, transmeton KOHA.
Në Mitrovicën e Veriut gjatë 24 orëve të kaluara janë paraqitur tri raste të reja, derisa në Zveçan një rast, është bërë e ditur gjatë kësaj konference.
Antonijeviq po ashtu ka bërë të ditur se në Infektivën në Mitrovicë janë të shtrirë tetë pacientë, tre janë transferuar në Nish, një në Beograd, derisa trembëdhjetë pacientë me simptome më të buta ndodhen në konviktin e studentëve në Mitrovicë të Veriut.
-
Pas 15 ditësh paraqiten raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe
-
Konfirmohen edhe pesë raste me koronavirus në veri të Kosovës
-
Tri raste të reja me koronavirus në veri të Kosovës, 35 gjithsej
-
5 raste të reja me koronavirus tek vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, gjithsej 22
-
Tetë të infektuar me koronavirus në Kosovë të hënën