Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka bërë një gjest, që është vlerësuar i pahijshëm nga shumëkush, gjatë mbledhjes së sotme.
Ai ka shtyrë me dorë, duke e larguar njërën nga zyrtaret e stafit mbështetës të Komisionit, ndonëse qëllimi i saj ishte asistenca në kryerjen e procedurave, meqë gjatë mbledhjes pati shumë paqartësi për pikat e rendit të ditës.
“Ulu, mos u afro”, u dëgjua t’i thotë Muja asistentes.
Për Mujën, kjo është hera e parë si deputet dhe hera e parë në krye të një komisioni.
KOHA ka provuar të marrë një sqarim nga deputeti i VV-së, Muja, por kontakti me të ishte i pamundur.
-
Muja i kërkon falje publike punëtores së Kuvendit për sjelljen e pahijshme ndaj saj
-
Muja thotë se Ministria e Bujqësisë shpenzoi mbi 1 milion euro qira në vit pa nevojë
-
Muja: S’ka mundësi t’ia japim postin e kryeparlamentarit partisë me dy-tre deputetë
-
S’ka kuorum në mbledhjen e Komisionit për Buxhet
-
Në mungesë të kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për tekstet shkollore