Personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen nga sot.
Ata duhet të dëshmojnë diagnozën për sëmundjen kronike kur paraqiten për vaksinim, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, MSH-ja ka lëshuar edhe vërejtje duke thënë se numri i atyre që do të vaksinohet nga kjo kategori, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.
“Duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, njoftoi MSH-ja.
{gallery}