Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga kjo e mërkurë mund të vaksinohen dhe të caktojnë termine përmes platformës e-Kosova edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.
“Në të njëjtën kohë termine mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si: Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit” është thënë në njoftimin e MSH-së.
MSH-ja gjithashtu ka bërë të ditur se “Të gjithë ata qytetarë të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më pare”.
-
Nga sot, një person mund të caktojë 10 terminë për vaksinim
-
Termini për vaksinim të fëmijëve mund të caktohet nga prindërit dhe kujdestari ligjor
-
Nga sot mund të caktojnë termin për vaksinim të gjithë mbi 18-vjeç
-
MSH-ja paralajmëron nisjen e vaksinimit mbi moshën 55 vjeç
-
Nga nesër mund të vaksinohen edhe mësimdhënësit kundër COVID-19