Personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike do të mund të vaksinohen nga sot.
Ata duhet të dëshmojnë diagnozën për sëmundjen kronike kur paraqiten për vaksinim, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, MSH-ja ka lëshuar edhe vërejtje duke thënë se numri i atyre që do të vaksinohet nga kjo kategori, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.
“Duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim”, njoftoi MSH-ja.
{gallery}
-
Nga sot mund të vaksinohen qytetarët në të dyzetat
-
MSH-ja paralajmëron nisjen e vaksinimit mbi moshën 55 vjeç
-
Nga nesër mund të vaksinohen edhe mësimdhënësit kundër COVID-19
-
MSH-ja: Të regjistruarit me sëmundje kronike për vaksinim duhet të paraqesin dëshmi
-
Persona nën 65 vjet po vaksinohen, MSH-ja thotë se kanë sëmundje kronike