Seanca për presidentin, Nasuf Bejta kundërkandidat i Osmanit

Seanca për presidentin, Nasuf Bejta kundërkandidat i Osmanit
Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pasditen e të premtes. Në garë, përveç Vjosa Osmant do të kandidojë edhe Nasuf Bejta.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bejta garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë, raporton Koha.
Në zgjedhjet e fundit ai mori mbi 5 mijë vota, ndërsa më herët pati qenë anëtar i LDK-së.
Bejta ka deklaruar se po kandidon për ta ndihmuar procesin, “që shteti të ketë institucione stabile”.
“Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit. Pra, unë po vihem në shërbim institucional për ta përmbyllë vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt. Për mua është nder që të jem në shërbim të interesit shtetëror. E ky vullnet konsiston që vendi të bëhet me president”, ka shkruar ai në Facebook.
VV-ja mbledh nënshkrimet, seanca pritet për pak orë
Lëvizja Vetëvendosje thuhet se ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Përparim Kryeziu i tha KOHËS se seanca e Kryesisë së Kuvendit pritet të mblidhet brenda orëve të pasdites të së premtes.
“Janë mbledhur nënshkrimet për seancë. Gjasat janë që po, pasdite mund të mbahet, por nuk është vendosur ende. Pritet të vendoset pas mbledhjes së Kryesisë”, tha ai.
Siç mëson Koha, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet në orën 15:00.
VV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’i mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, mëson Koha.
Ende nuk është vendosur ora se kur do të thirret kjo seancë.
Aktualisht, në Kuvend po mbahet seancë plenare me tri pika të tjera të rendit të ditës.
Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar për këtë pozitë, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo meqë afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlen edhe për ushtruesin e detyrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Një metër dru po shitet deri në 65 euro, qytetarët ankohen për çmimin dhe mashtrimet në matje

Tahiri: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

Aliu: Po bëjmë çmos që rruga Prishtinë – Podujevë të përfundohet sa më parë

Osmani shpreson që shtetet e Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën në një të ardhme të afërt

Mbi dy mijë zjarre në dy muaj - shumica në ara

Gërvalla takon homologun e saj nga Singapori, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve shtetërore
Osmani premton mbështetje për studentët shqiptarë në New York

Pushtet e opozitë me qëndrime të kundërta për ndërmjetësimin e BE-së në dialog

McGonigal pranon fajin, mori 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës shqiptare

Lajçaku e njofton nënsekretarin e OKB-së për zhvillimet në dialog
