Arbëri

PDK-ja kërkon shkarkimin e ministrit Aliu

 

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, vetëm dy ditë pas emërimit të tij. Kërkesa e PDK-së vjen pasi ndaj Aliut doli se ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës.

Aliu, pas raportimeve për aktakuzë ndaj tij, u deklarua se s’kishte pranuar zyrtarisht aktakuzën dhe se deri në ditën kur u zbulua nga mediat s’ka pasur njohuri për të. Ai kërkoi përgjegjësi për këtë, ndërsa më pas Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se këto pretendime të Aliut nuk qëndrojnë.