Arbëri

Prokuroria Themelore i quan të pavërteta pretendimet e Aliut se nuk e ka pranuar aktakuzën

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se pretendimet e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, se nuk ka pranuar zyrtarisht aktakuzën nuk qëndrojnë.

Sipas Prokurorisë, thuhet se Prokurori i Shtetit më 17 prill të vitit 2019, ka marrë aktvendim për fillim të hetimit, me ç’rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me rastin dhe ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç.