Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka shprehur indinjatën e saj për siç thotë, neglizhimin e vazhdueshëm që Qeveria e Kosovës po i bën punonjësve të administratës gjyqësore, duke mos i futuar ata në kategoritë përkatëse të pakos së rimëkëmbjes COVID-19.
Sipas njoftimit, Gjykatat e Kosovës sikur edhe Prokuroritë, nga qershori kanë punuar me kapacitet të plotë, duke iu ekspozuar çdo ditë rrezikut të infektimit me koronavirus.
“Si rezultat i kompleksitetit që ka puna në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, kontaktit të drejtpërdrejtë me kolektiv, palë e dokumente, qindra punonjës janë infektuar. Mbi 60 për qind e punonjësve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit, janë infektuar dhe trajtuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ata kanë kërkuar që të përfshihen në ndarjen e mjeteve financiare me pagesën shtesë në vlerë prej 200 eurove për secilin shërbyes civil në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria.
Në të kundërtën kanë paralajmëruar veprime sindikale.
-
Gjyqtarët pa ndihmësit që ua garanton ligji
-
IKD-ja paralajmëron se do të iniciojë padi nëse nuk veprohet për ndryshimin e Ligjit të Pagave
-
KGJK-ja e kushtëzon reformën me pensione të larta e sigurim jetësor për gjyqtarët
-
Punëtorët e Gjykatës Themelorë në Prishtinë të pakënaqur me pagat e shkurtit
-
KGJK-ja kërkon nga Avokati i Popullit që ta çojë Ligjin për Paga në Kushtetuese