Sindikata e Punëtorëve të Judikaturës ka shprehur indinjatën e saj për siç thotë, neglizhimin e vazhdueshëm që Qeveria e Kosovës po i bën punonjësve të administratës gjyqësore, duke mos i futuar ata në kategoritë përkatëse të pakos së rimëkëmbjes COVID-19.
Sipas njoftimit, Gjykatat e Kosovës sikur edhe Prokuroritë, nga qershori kanë punuar me kapacitet të plotë, duke iu ekspozuar çdo ditë rrezikut të infektimit me koronavirus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat i kompleksitetit që ka puna në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, kontaktit të drejtpërdrejtë me kolektiv, palë e dokumente, qindra punonjës janë infektuar. Mbi 60 për qind e punonjësve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën e Apelit, janë infektuar dhe trajtuar me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Ata kanë kërkuar që të përfshihen në ndarjen e mjeteve financiare me pagesën shtesë në vlerë prej 200 eurove për secilin shërbyes civil në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria.
Në të kundërtën kanë paralajmëruar veprime sindikale.