Arbëri

Supremja i refuzon edhe shtatë ankesat e subjekteve politike

Foto: KOHA
 

Gjykata Supreme ua ka refuzuar ankesat partive të komuniteteve dhe Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Romani Iniciativa, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Ashkalive për Integrim, Lëvizja Përparimtare e Romeve të Kosovës, subjektit të Adrijana Hodziq, Ujedinjena Zajednices dhe subjektit Social Demokratska-UNIJA SDU, Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë si të pabazuara.