Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e re nuk do të ketë më pak se 5 ministre, raporton EO.
Kurti, në marshin e organizuar për nder të Ditës së Gruas, shtoi se ashtu si në Qeverinë e pranverës së kaluar, më pak se 5 ministre nuk do t’i ketë kabineti i tij i ardhshëm.
“Ne për asnjë gjë nuk do të jemi më poshtë se që kemi qenë. Ju e keni parasysh se në Qeverinë e mirë të pranverës 2020-të sa i kemi pasur. Më pak se 5 nuk do t’i kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, tha Kurti.
Ai shtoi se nga 58 deputetë sa ka VV-ja, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore.
“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti.
Mbahet “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” në Prishtinë
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” kanë marshuar dhjetëra persona në sheshet e kryeqytetit. Ky marsh është organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars.
Aty u panë pankarta edhe me moto të tjera si "Çdo grua është grua punëtore" dhe "Po du me punu pa m'ngacmu".
Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.
Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre./EO/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë?

Shqipëria ndryshon masat anti-COVID, zgjatet orari i qarkullimit

12 të vdekur e 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të hënën rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet e mësimit

911 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

Afro 700 persona mbi moshën 80 vjeç janë vaksinuar në Kosovë

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose një pako e re nga Qeveria

Agjërimi i Ramazanit fillon të martën

Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, qytetarët po dërgohen për trajtim në Turqi

Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve
