Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (Qika) ka mbajtur aksion simbolik në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas organizatorëve, nga kriza që solli pandemia pozita e grave është vështirësuar dukshëm.
Sipas tyre, të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë, të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”.
Leonita Mulliqi, përfaqësuese e QIKA-së, tha se punët e shtëpisë i kanë mbetur gruas si obligim i natyrshëm për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve.
“Gatimi, hekurosja, furnizimi e pastrimi, e plotë punë të tjera të ngjashme marrin shumicën e kohës së grave gjatë ditës. Duke qenë të varura ekonomikisht nga burrat e familjes, gratë detyrohen që të shërbejnë ushqim dhe të lajnë enët dhe rrobat për të, krejt kjo punë e madhe që bëjnë gratë shihet si obligim i natyrshëm i tyre për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve gjinore”, tha ajo.
Përfaqësuesja e QIKA-s përmendi edhe rastet me ndarje të pasurisë, ku sipas saj, kjo po u mohet grave edhe tek familja e saj edhe nga personi që martohen.
Edhe
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
“Punët e shtëpisë janë nënçmuar historikisht dhe në fakt vazhdojnë të mos njihen as si punë. Në këtë mënyrë, gratë lëre më që shfrytëzohen, por as nuk po iu vlerësohet angazhimi. Në rastet e ndarjes së pasurisë, si te baba, ashtu edhe te burri, gratë konsiderohen si të huaja. Atyre nuk iu takon prona, sepse nuk iu njihet puna” , tha ajo
Pas përmbysjes së tavolinës të vendosur prej tyre, Mulliqi tha se të përmbysen edhe rolet gjinore njësoj sikur kjo tavolinë sot.
-
RRGK-ja i dërgon kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë që t’i sigurojë mjetet për strehimoret gjatë majit
-
Raporti i AI-së për Kosovën: Dhuna me bazë gjinore, sulmet ndaj gazetarëve, ndër ngecjet kryesore
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
Disa OJQ kërkojnë që Buxheti 2026 t’i adresojë pengesat për punësimin e grave në Kosovë